Ramës nuk ‘i shpëton’ rasti, ndalet me hungarezët për xhiro me motor në Kolonjë (Video)

Kryeministri Rama, gjatë vizitës së tij në kuadër të fushatës elektorale në Kolonjë, është takuar rastësisht një grup motoristësh nga Hungaria.

Rama nuk e ka humbur shansin t’ju kërkonte t’i bënin një xhiro, ndërsa gjatë një bashkëbisedimi zbulon se destinacioni i tij i radhës është pikërisht Përmeti.

Pjesë nga biseda:                                                

Rama: Çkemi si jeni, nga jeni?

Motoristi: Nga Hungaria

Rama: E pëlqeni Shqipërinë?

Motoristi: Po

Rama: E bukur ë?

Qytetari: Nuk është hera e parë, kemi qenë Shkodër, Tirana, Durrës. Këtë natë në Përmet.

Rama: Unë po shkoj në Përmet po ashtu, po ju do shkoni më shpejt. Paçi udhëtim të mbarë. Shpresoj të më bënit një xhiro.

Kliko në linkun ngjitur për të parë videon e plotë: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/452197609346477