Rama ultimatum kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk gjen më vend në Albcontrol

Koha e Rrumpallës ka vdekur“- kështu është shprehur kryeministri Rama referuar situatës së krijuar në Rinas, për shkak të grevës së kontrollorëve.

Përmes një thirrje drejtuar një thirrje kontrollorëve ajrorë, Rama kërkon që këta të fundit të braktisin “në rrugën e tyre qorre, organizatorët e kallëzuar penalisht”.

Kreu i qeverisë iu jep ultimatum punonjësve se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht!

Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama.