Heqja e akcizës dhe taksave, Rama thirrje për fermerëve: Aplikoni në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi, njofton se të gjithë fermerët me aplikimin e tyre në e-Albania kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri më dje e paguanin si akcizë.

“Mirëmëngjes

dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kliko në link për të parë videon: https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F831884217388127%2F&show_text=false&width=560