Rama: Të dielat do jenë pa makina

Në komunikimin e tij me publikun Rama deklaroi se edhe për dy fundjavat e ardhshme masat për qarkullimin e mjeteve dhe hapjen e bizneseve do të jenë të njëjta, të pandryshuara. Sipas tij do të futet në traditë e diela të shpallet ditë pa makinë.

Rama tha se ka menduar që nga Tetori deri në Maj, do të bëhet ndalimi i qakrullimit të mjeteve të dielave, si një masë për të ulur smogun për hir të shëndetit të fëmijëve dhe të moshuarve.

“Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të  mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, tha Rama