Rama takon policin shqiptar në Zvicër/ Qytetarët i kujtojnë pagat për punonjësit në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka takuar rastësisht në rrugët e Zvicrës, një polic shqiptar.

Përmes një video që ka postuar në rrjetet sociale Rama thotë: “Nga shqiptarët që ruajnë Zvicrën, që ruajnë edhe Kombet e Bashkuara, siç ruajnë edhe shumë vende. Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës.”

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë komentuar në lidhje me policin me prejardhje nga Gjilani, duke i kujtuar kryeministrit Rama pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

“Shumë bukur por nuk e di sa e ka pagën polici i Zvicrës, se neve policëve të Shqipërisë deri me datë 20 me zor na del paga jonë”,- shkruan njëri nga kometuesit.

Ndërkohë që një qytetar shkruan që: “ Shkojnë se iu japin rrogëm se nuk janë të trashë me u vesh në verë me xhupa leshi, e në dimër me dalë me mangë të shkurtra, nëpër shtete të tjera iu garantohet jetesa policisë dhe ushtrisë.”

Qytetarët i kanë kujtuar kryeministrit Rama largimin e shqiptarëve drejt europës, për shkak të kushteve të vështira në vendin tonë.

“Duhet të ruajë Shqipërinë e jo Zvicrën, por me drejtues si ti e si shumë të tjerë edhe pensionistat po ikin që ta kërkojnë pensionin në Europë”, shprehet një qytetar tjetër./apel.media

🇦🇱👐🏿🇽🇰

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 8. November 2019