Rama takim me kryetarët e Bashkive sot në kryeministri

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Mësoshet se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në kryeministri, ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të d...
Rama takim me kryetarët e Bashkive sot në kryeministri
Foto: Rama takim me kryetarët e Bashkive sot në kryeministri

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive.

Mësoshet se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00, në kryeministri, ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim.

Kujtojmë se mbledhja e fundit e Ramës me kryebashkiakët u zhvillua në korrik, në kohën kur përjashtoi nga PS Fatos Tushen, ish- kryebashkiakun e Lushnjes. Rama paralajmëroi qartë kryebashkiakët se PS nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin, apo nëse do të përfshihen në ngjarje korruptive.