Rama: Realizohet me sukses ndërhyrja tek fëmija me sindromën e rrallë

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar nga personeli shëndetësor i Shërbimit të Kirurgjisë Orale dhe Maksilofaciale në QSUT, tek një fëmijë i diagnostikuar me një sindromë të rrallë, FHEIG Sindromë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale këtë histori suksesi të mjekëve shqiptarë në trajtimin e rastit të parë të evidentuar me këtë sindromë në Shqipëri.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vlerësoi rastin në fjalë ndërsa u shpreh se “falë ekspertizës së stafit të mjekëve pacienti gëzon shëndet të plotë dhe i është rikthyer funksioni i plotë i ushqyerjes dhe ai estetik”.