Rama publikon pamje nga pastrimi i Shqipërisë: Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pastrimi në disa qytete të Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pastrimi në disa qytete të Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e mira mënyrë për të treguar se sa e duam tokën është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta.

“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit. Pastrimi i vendit ku jetojmë është PATRIOTIZËM, sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta

*momente nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës” shkruan Rama.