Garanton të mos rrisë çmimin e energjisë/ Rama propozon shqiptarëve një komunikim të ri për vendimarrjet e rëndësishme

“Plani ynë për krizën e energjisë nuk parashikon rritjen e çmimit per konsumatorin familjar.” :- tha Rama. Plani ka Tre pika: 1 . Furnizim pa ndërprerje 2. Mbrojtje të konsumatoreve 3. Garantim likuid me financim.

Rama gjithashtu tha:- “Pak ditë më parë ju drejtova një mesazh të drejtpërdrejt për një krizë energjitike globale. Sot jam këtu për t’ju thënë çfarë do të bëjmë ne. Duhet ta keni mirë parasysh, se nuk ekziston asnjë kryeministër apo qeveri, edhe më e keqja në botë, që dëshirën e parë të mos kenë rritjen e rrogave apo pensioneve. Të rrisësh pagat dhe pensionet apo të ulësh kontributet pa marrë parasysh arkën e shtetit, do të thotë të qeverisësh me nëyrën e Sudes. Dikush thotë se 8 vite më parë i kemi patur pagat më të lartat në rajon dhe sot jemi të fundit. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe. Ja dhe rritja e pagave në rajon.”