Rama propozon një sistem europian të përbashkët të mbrojtjes kibernetike

Në një nga panelet e Forumit të Paqes në Paris, kryeministri Rama ka folur mbi impaktin që patën sulmet e hakerave iranianë vitin e shkuar dhe propozon një sistem të përbashkët europian.

Deklarata e Ramës:

Ajo që mësuam nga e gjithë kjo që BE duhet të mendojë seriozisht për ndërtimin e një sistemi të përbashket të mbrojtjes kibernetike sepse sa më gjatë të qëndrojnë të ndarë këto sisteme aq me vurnerabël bëhen, nga ana tjetër duke pasur një sistem të përbashkët mbrojtjës sa më shumë të tentosh që të sulmosh një vend apo një tjetër aq më e vështirë do të bëhej se ke përballë një asamble vendesh. Është një luftë e vërtetë që zhvillohet në këtë hapësirë prandaj është e rëndësishme të dish çfarë armësh përdor kundërshtari dhe që të kesh njohuri të përbashkëta është shumë më mirë se të kesh njohur individualisht.

Rama i është mirënjohës dhe ia përsëriti disa herë, përfaqësuesit të Microsoftit që ishte në të njëjtin panel me të, për ndihmën jo vetëm për të shpëtuar sistemin e shërbimeve publike por tanimë dhe për ta forcuar atë.