Rama poston videon nga Parku Arkeologjik i Bylysit: I vetmi park ku po zhvillohet misioni studimor-shkencor ‘Korpusi i Mozaikëve’

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Parku Kombëtar Arkeologjik i Bylisit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama bën me dije se ky park i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000m2 ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë, studimin dhe konservimin e mozaikëve.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, zhvilluar misionin studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”, për inventarizimin ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama./Apel.Media