Rama përmend vetëmohimin e Ministreve gra të kabinetit- Balluku flinte në makinë, Olta Xhaçka lehonë rrinte rrugëve

Nga shtëpia ku është vendosur familja e Aleks Çupit, pasi banesa e tyre u shkatërrua nga tërmeti,  Edi Rama ka folur për herë të parë për sakrificën e disa prej ministreve gra të kabinetit. Ai ka përmendur Ministret, Belinda Ballukut, Olta Xhaçka apo Ogerta Manastirliu.

Rama ndër të tjera tha se ka thënë se ka detyruar Belinda Ballukun të shkonte të flinte në shtëpi, duke qenë se kjo e fundit flinte në makinë, si dhe nuk ka nguruar të përmendë dhe sakrificën e Olta Xhaçkës, e cila ka qëndruar pranë banorëve, pavarësisht faktit që sapo është bërë nënë.

Pjesë nga biseda e Ramë me banorët

Rama: Më ka ngelur mua me dalë në televizor si Ariu Silva. Ka pas qenë një Tajar Bashova tek cirku dhe ne shkonim me pa ariun dhe dilte Tajari me ariun Silva. Shihni Ogertën si është bërë. Secili në punën e vet.

Banori: Ti je kryetari i shtëpisë.

Rama: Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë tek shtëpia. Belindën e detyrova unë me zor, me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por po them që gjithë kanë bërë maksimumin. Kur ishte momenti i parë që e pashë thashë o Zot më ndihmo si ta përballojmë këtë situatë se është më e madhe se forcat tona. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira./apel.media