Rama për tensionet në Veri: Kosova është Amerikë, Serbia nuk mund të luftojë me SHBA-të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca. Në një intervistë për ga...
Rama për tensionet në Veri: Kosova është Amerikë, Serbia nuk mund të luftojë me SHBA-të
Foto: Rama për tensionet në Veri: Kosova është Amerikë, Serbia nuk mund të luftojë me SHBA-të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek Gjermania dhe Franca.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Rama ka thënë se nuk ka komunikuar me Kurtin pas dërgimit të draftit në Berlin dhe Paris.
Kryeministri shqiptar ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.

“Jo. Unë dua të jem shumë fer dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama.

Ai ka bërë me dije se shteti shqiptar është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për situatën e fundit në veri.

“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera, Rama ka mohuar mundësinë që në Kosovë të ketë luftë.

Ai ka thënën se Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të.

“Kjo është gjeja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë. Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të terë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”, është shprehur Rama.