Rama për ‘El Pais’: Nuk presim asgjë nga Samiti në Slloveni

Sot mbahet Samiti i Brdos për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të në BE, por Shqipëria shkon në Slloveni pa partishmëri të larta. Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur për median spanjolle “El Pais” se nuk pret asgjë nga ky samit, kjo sepse këmbëngul se Europa nuk është në momentin e saj më të mirë.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuziazëm. Ne kemi dëgjuar se për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër; fjalët e bukura janë një gjë; faktet, një tjetër … Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni duhet të ndjeni turpin e refuzimit ”, ka deklaruar Rama.

Rama këmbëngul se hyrja e Shqipërisë në BE është një “nevojë” dhe thotë se vendi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Për këtë thotë se “Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë”.

“Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua […] Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar”, tha ai.

Në këtë intervistë Rama ka folur edhe për bashkimin Kosovë-Shqipëri, por si për t’iu përgjigjur “frikës” së vendeve të tjera nga ky plan, ai shtoi se e gjitha kjo do të bëhet “sipas mënyrën Europaiane”.

“Sigurisht që ne duam të bashkohemi me ta, por brenda gjithë mënyrës së anëtarësimit në BE. Tani për tani, Kosova është peng i një procesi të papërfunduar të paqes me Serbinë. Kjo vjen e para. Pastaj pjesa tjetër ”, thekson ai.