Rama-opozitës: Konceptet tuaja janë mbeturina të partisë së punës

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar opozitës të ndryshojë, pasi sipas tij përsëritja e akuzave që ka bërë më parë  nuk do i sjell dot në pushtet. Në fjalën e tij në Kuvend, Ram...
Rama-opozitës: Konceptet tuaja janë mbeturina të partisë së punës
Foto: Rama-opozitës: Konceptet tuaja janë mbeturina të partisë së punës

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar opozitës të ndryshojë, pasi sipas tij përsëritja e akuzave që ka bërë më parë  nuk do i sjell dot në pushtet. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli dhe për krizën energjitike që mund të përfshijë dhe Shqipërinë, duke thënë se dhe në samitin e Sllovenisë për këtë gjë u fol një ditë më parë.

Më tej duke komentuar dhe planin e opozitës tha se konceptet e Partisë Demokratike sot janë mbetje të Partisë së Punës. Rama tha se sot jeni në një treg të lirë dhe çmimet vendosen nga tregu dhe jo nga shteti.

Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është karakteristikë e mendje lehtësisë. Keni 8 vite që përsërisni të njëjtën dhe gjë dhe merrni të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakrat elektorale, aty ju kam gjetur dhe aty do iu lë.

U bënë 5 ditë gjykimi rresht që populli u thotë, këta s’janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mendësi që keni. Dje në samitin e BE me Ballkanit Perëndimor, të gjithë si ata të vendeve të pasura dhe jo të pasura kryefjalën e shqetësimit kishim se çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar furtunën e krizën energjike.

Ju thoni që Shqipëria nuk ka lidhje me tregun ndërkombëtar, Shqipëria ka ujë, po thatësirë ka? A blen energji Shqipëria? Ju u thoni shqiptarëve se fatura energjisë është më e larta në rajon, nuk është e vërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe ju jeni krenar që ishit pararoja si mishërim i lëvizjes antikomuniste keni vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste në lirinë e tregut. Rritja e çmimit në bursë të një malli, nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju partia e qendrës së djathtë, e liberalizimit të tregut, kur iu dëgjon dhe nuk ju njeh jeni mbeturina të partisë. Konceptet tuaja janë mbetura të partisë së punës. Nuk është argument dhe as e shara dhe as e bërtitura na vendi, unë nuk ofendoj askënd, unë me respekt dëgjoj të shara nga para e mbrapa. Ju jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot”, tha Rama.