Rama nxjerr tabelën: Në vitin 2013 nafta ishte 182 lekë/litër, sot kushton 177 lekë

Duke folur për rritjen e çmimit të karburantit, Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Parlament se çmimi i naftës ka qenë më i shtrenjtë në vitin 2013 kur Partia Demokratike u largua nga pushteti.

Para deputetëve demokratë, Edi Rama nxorri tabelën duke treguar se në vitin 2013 nafta kushtonte 182 lekë/litër dhe benzina 186 lekë/litër. Ndërsa sot nafta kushton 177 lekë/litër.

A është e vërtetë që sot nafta është lirë se ditën kur ju latë qeverinë? Unë po ju jap tabelën. Në vitin 2013 dieseli 182 lekë/litër, benzina 186 lekë/litër. Unë po ju them shifra. Sa lekë nxirrte nga xhepi një drejtues automjeti në Shqipërinë që qeverisnit ju dhe sa nxjerr sot. Sot dieseli është 177 tani që flasim, dje ishte 182. Ndërkohë patjetër që brenda çmimit të dieselit dhe benzinës është brenda dhe detyrimi për të gjithë që djegin diesel dhe benzinë t’ja kthejnë shoqërisë me çmimin e karbonit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.