Rama: Nuk ka një afat konkret për hapejn e transportin publik. Do ndryshojnë rregullat e transportit

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë komunikimit të sotëm edhe për masat që do të merren për transportin publik. Ai tha  se do bëhet një reformim për masat mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit, por edhe për permirësimin e cilësisë së shërbimit.

Rama tha se ky plan do të jetë gati në fund të këtij muaj ndërsa shtoi se hapja do të ndodh pjesë-pjesë në disa linja.

“Deri në fund të muajit do të kemi gati planin strategjik për transportin publik. Do ti hapim pjesë pjesë linjat e treanpsortit duke vënë në zbatim një reformë tërësore në zbatim të standartit të shëndetit, jo vetëm për pandeminë sot, por edhe për cilësinë e transportit urban dhe interurban”, tha Rama.

“Shumë shpejtë në do të paraqesim planin e ri kombëtar të rimëkëmbjes ekonomike dhe të zhvillimit social. Me synimin që katër mujori i fundit i këtij viti të kthejë normalitetin në familjet shqiptare në të ardhura dhe për vetë shtetin, Shqipërinë dhe viti i ardhëm të shënojë një kapërcim të ri përpara”, shtroi kryeministri.