Rama në takim me fermerët: Duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me një përfaqësi të fermerëve të cilët protestuan sot para parlamentit kundër paketës fiskale.

Rama shkruan se ka pasur dakordësi dhe ndasi në qëndrimet e tyre me të qeverisë, por thekson se do të takohemi së shpejti për të dëgjuar njeri-tjetrin.

“Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri😊
Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin👍
Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet🤝 #ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱 #SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, deklaron Rama.