Rama në shtëpinë e Alesio Cakonit- Përmbush premtimin për strehimin e familjeve të viktimave

Kryeministri Rama ka vizituar sot shtëpinë e familjes Cakoni. Familje kjo e cila humbi dy antarë të saj. Drita Cakoni dhe Kastriot Cakoni, gjetën vdekjen nën rrënoja. Ndërsa Alesio Cakoni shpëtoi mrekullisht duke u hedhur nga ndërtesa ku jetonte.

Sot Rama e viziton Alesion për të disatën herë, duke qenë se gjatë kësaj periudhe ata kanë zhvilluar edhe disa takime të tjera bashkë.

Këtë vizitë Kryeministri e ka dokumentuar në faqen e tij në rrjetet sociale, duke shkruar edhe “Në shtëpinë e njërit prej engjëjve”.

Më tej Rama vijon duke thënë se me shtëpinë e familjes Cakoni, është përmbushur premtimi për sistemimin e familjeve të viktimave të tërmetit të 26- Nëntorit.

Postimi i plotë

Kamëz – Në shtëpinë e njërit prej ëngjëjve që fluturuan nga dritaret për t’i thënë JO vdekjes, Alesjos, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur❤😇💪Me shtëpinë e re të Alesjos, mbyllet në afatin e përcaktuar edhe detyrimi për t’i sistemuar në shtëpi të reja të gjitha familjet e viktimave të 26 nëntorit🤗 Zoti u lehtësoftë dhimbjen e u dhëntë forcë e shëndet të gjithëve🙏./apel.media

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kamëz – Në shtëpinë e njërit prej ëngjëjve që fluturuan nga dritaret për t'i thënë JO vdekjes, Alesjos, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur❤😇💪Me shtëpinë e re të Alesjos, mbyllet në afatin e përcaktuar edhe detyrimi për t’i sistemuar në shtëpi të reja të gjitha familjet e viktimave të 26 nëntorit🤗 Zoti u lehtësoftë dhimbjen e u dhëntë forcë e shëndet të gjithëve🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. Dezember 2019