Rama në mbledhjen e përbashkët: Lehtësojmë procedurat doganore për kontrollet e mallrave

Kryeministri Edi Rama tha se me Kosovës është firmosur edhe marrëveshja për lehtësimin  e procedurave doganore për  kontrollin e mallrave në kalimin doganor.

“Nga ana tjetër jemi shumë të qartë se në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik e tregtare. Të integrojmë tregjet tona. Sot firmosim marrëveshje për të lehtësuar proceduarat doganore për kontrollit të mallrave që synojnë unifikimin e proceduara të kalimit doganor”, tha Rama.