Rama në Davos/ Nëse krimi kibernetik do të ishte një shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe botërore pas SHBA-së dhe Kinës

Shqipëria përmendet në Davos ku u tha se vendi ynë u përball me një sulm masiv kibernetik. ‘Shqipëria, tani po punon me aleatë më të mëdhenj për të shmangur kriminelët, duke shërbyer si një lloj...
Rama në Davos/ Nëse krimi kibernetik do të ishte një shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe botërore pas SHBA-së dhe Kinës
Foto: Rama në Davos/ Nëse krimi kibernetik do të ishte një shtet, do të ishte ekonomia e tretë më e madhe botërore pas SHBA-së dhe Kinës

Shqipëria përmendet në Davos ku u tha se vendi ynë u përball me një sulm masiv kibernetik. ‘Shqipëria, tani po punon me aleatë më të mëdhenj për të shmangur kriminelët, duke shërbyer si një lloj laboratori për njerëzit që të kuptojnë se çfarë po vjen.

Kryeministri Edi Rama, foli gjatë prezantimit, duke thënë se rritja e industrisë së krimit kibernetik, nga 3 trilion dollarë në 2015 në 10.5 trilionë dollarë të pritshëm në 2025 do të thotë se nëse krimi kibernetik do të ishte një shtet, do të të jetë ekonomia e tretë më e madhe botërore pas SHBA-së dhe Kinës.

Rama përmendi përgjigjen globale ndaj COVID-19 dhe tha se një sulm kibernetik mund të jetë shumë më thelbësor.

“Le të imagjinojmë një mori virusesh që ndryshojnë çdo ditë në mënyrë eksponenciale duke mos kërcënuar trupin tonë, por trupat ku jetojmë, organizatat tona, vendet tona, sistemin tonë, atëherë, e dini, mund të jetë thjesht apokalips. Bëhet fjalë për viruse që jo vetëm që mund të bllokojnë mënyrën tonë të jetesës, por mund ta kontrollojnë atë dhe ta devijojnë atë.”- tha ai.