Rama -Metës: Më kujton Xhike Qamilin

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ndaj Metës, duke ironizuar për deklaratën e shpërndarjes së parlamentit.
“Më kujton atë që ju kam thënë më parë Xhike Qamilin, sa të kem këtë atë katund, nuk pyes për Francën e Anglinë” tha Rama në një prononcim për median pasi doli nga PS ku u bë votimi elektronik, për zgjedhjen e kandidatëve të Kongresit të PS-së.

Rama nuk pranoi të komentonte padinë që kreu I shtetit do dorëzojë të hënën për kreun e KED-së.
Ne jemi në anën e duhur të historisë, fatkeqësisht Ilir Meta është në anën e gabuar të historisë” tha Rama.