Rama mesazh për mjekun e Kombëtares, i cili humbi jetën nga COVID-19: Që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të mjekut të kombëtares Ylli Mihali, i cili humbi betejën me COVID-19.

Postimi i plotë:

“🖤YLLI MIHALI, mjeku fizioterapist i kuqezinjve, njeriu kyç që për vite të tëra u kujdes për fizikun e djemve të Kombëtares, nuk ia doli betejës së tij më të rëndësishme, asaj për jetën kundër Armikut të Padukshëm Covid-19.
Bashkohem me dhimbjen e miqve të Yllit dhe të krejt komunitetit sportiv, në këtë ditë kaq të zymtë për familjen e tij, e për kuqezinjtë që ishin familja e dytë e këtij njeriu të mirë e profesionist, që prej 30 vjetësh shërbeu me përkushtim, duke lënë pas një kujtim të pashlyeshëm për të gjithë ata që e njohën🙏”.