Rama me aplikantët e “Gati për Shqipërinë”: Interesim i lartë, shprehje besimi për mua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sesionin e shtatë me aplikantët për nismën ‘’Gati për Shqipërinë’’.Sipas Ramës interesimi për këtë nismë është më i lartë nga çfarë pritej dhe e vlerës...
Rama me aplikantët e “Gati për Shqipërinë”: Interesim i lartë, shprehje besimi për mua
Foto: Rama me aplikantët e “Gati për Shqipërinë”: Interesim i lartë, shprehje besimi për mua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sesionin e shtatë me aplikantët për nismën ‘’Gati për Shqipërinë’’.Sipas Ramës interesimi për këtë nismë është më i lartë nga çfarë pritej dhe e vlerëson si shprehje besimi ndaj tij.

“Padiskutim që nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë. Jam këtu bashkë me të tjerët në shenjë respekti me ju që duke shprehur këtë interesim më shprehni dhe mua një besim.

Siç ju thashë ky ishte prezantim, do bëni pak durim, numri i të interesuarve është më i lartë nga çfarë prisnim, vijojnë akoma. Tani që shohim dhe këto, çdo ditë janë nga 20-25. Sigurisht që pas këtij kontakti të parë bëhet dhe skedulimi i takimeve. Ju uroj shëndet e suksese.

Thashë për mua personalisht dhe për të tjerët është si të thuash shprehje besimi. Që bëtë këtë hap po ashtu dhe dëshirës, por është dhe besim. Të paktën nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do ju zhgënjejmë. Pastaj si do të materializohet do shihet me secilin.”- tha Rama.