Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe për organizimin e fushatës dhe zgjedhjeve të 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS ka mbledhur sot në seli drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e cila ka nisur rreth orës 16:00, po mbahet në selinë rozë.

Kjo është mbledhja e 3-të e Ramës me drejtuesit politikë, brenda 10 ditëve, e cila po mbahet në kuadër të organizimit të zgjedhjeve, ndërsa kreu i PS-së do ju jap porosi kryesisht për shërbimet ndaj qytetarëve.

Dy të parat u mbajtën më 9 shtator dhe 14 shtator, teksa kjo është e treta. Por në atë të dytën u evidentua qartë se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë. Rama e ka bërë të qartë për të gjithë në PS se kërkon në zgjedhjet e 25 prillit 74 mandate që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.

foto galeri
foto galeri
foto galeri