Rama mban ‘kupën e botës’, bën humor: “E kanë sjellë sipas gjatësisë”

Këtë të diel Kupa e Botës ka mbërritur në Shqipëri. Kjo ka ndodhur në vazhdim të traditës së Kupës së Botës që zbarkon në 51 shtete përpara nisjes së turneut prestigjioz, që këtë vit do të zhvillohet ...
Rama mban ‘kupën e botës’, bën humor: “E kanë sjellë sipas gjatësisë”
Foto: Rama mban ‘kupën e botës’, bën humor: “E kanë sjellë sipas gjatësisë”

Këtë të diel Kupa e Botës ka mbërritur në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur në vazhdim të traditës së Kupës së Botës që zbarkon në 51 shtete përpara nisjes së turneut prestigjioz, që këtë vit do të zhvillohet në nëntor.

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes, ku bashkë me të ishte edhe ish-futbollisti legjendar i Arsenalit dhe kombëtares braziliane Grabiel Silva. Ky i fundit, kishte një surprizë për kryeministrin, që nuk kaloi pa batuta.

“Po e kanë sjellë sipas gjatësisë”, tha Rama teksa mori në duar një model me përmasa të vogla të Kupës së Botës.

Më tej ai shtoi:

“Kjo do të mbahet me krenari në muzeun e dhuratave, në zyrën e kryeministrit. E shihni, kjo është kupa e tretë”.