Rama live/ Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit të energjisë elektrike

Sikurse e kishte paralajmeruar Kryeministri Edi Rama, po jep nje konferencë per shtyp ne ambjentet e Kryeministrisë.

Rama tha sa qeveria kerkon të rrise rrogat dhe pensionet.

Ne fakt konferenca do ti perkushtohet masave të qeverisë per të perballuar rritjen e çmimit te energjisë për shtresat ne nevojë.

“Çmimi ynë në faturën që na vjen të energjisë elektrike, nuk është real, por i kontrolluar nga shteti. Kjo mburoje, – tha Rama, behet per te mbrojtur nevojtaret.” Çmimi eshte nën kosto , tha Kryeministri.

Rama shtoi se me reformen e qeverisë çmimi erdhi ne ulje krahasuar me vitin 2013. Çmimi energjisë elektrike per konsumatorin familjar arriti ne 9.5 lek per kw.

Rama u shpreh se që nga viti 2015 qeveria ka nxjerrë një VKM që mbron familjet në nevojë, duke paguar nga buxheti i shtetit një pjesë të faturës së energjisë të këtyre familjeve.

“Disa thonë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë, por përsëri faktet nuk janë opinione. Ja çmimi i energjisë për familjarët. Është e vërtetë që shtetet e tjera i kanë rrogat më të larta se ne. Çmimi i energjisë në faturë nukë shtë çmimi real që blejmë, por është çmimi i kontrolluar nga shteti.

Thonë se ne e paskemi rritur çmimin. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, dhe gropa e borxhit në sistemin tonë neergjitik kthehej në një humnerë, konsumatorët shqiptarë ishin ndarë në 2 fsha:

Familjet me të ardhura mesatare dhe të larta, kishin çmim 13.5 leke/kËh. Në fashën e posghte, kilovati ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë, çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët me 9.5 lekë, qysh në vitin 2015, dhe ky është çmim nën koston e prodhimit. Fasha u hoq, sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh, ku deri te fabrika apo 7 kurora me 7 vila dykatëshe, paguanin si të ishin familje ekonomike. Por me vendim qeverie, krijuam një mburojë për familjet në nev ojë dhe ne financojmë çdo vit diferencën mes 7.7 dhe 9.5”, tha Rama ndër të tjera./ Apel.Media