Rama krah për krah me Kryeministrin e Holandës në Samitin e Sllovenisë

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin që po zhvillohet në Slloveni mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë mbërritjes në samit, Rama u shkëmbye me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, i cili po jepte një deklaratë të shkurtër për gazetarët që po ndjekin punimet e këtij samiti.

Kreu i qeverisë dhe Kryeministri Rutte patën një përshëndetje miqësore para se të hynin në godinën ku zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.