‘Rama ka të drejtë të ndajë personalitetet’, Bushati ‘përplaset’ me Hilën: Askush s’mund të caktojë ‘ti do vdesësh, ti do rrosh’

Vaksinimi i personaliteteve ka ngjallur prej ditësh debat në opinionin publik.

Kjo çështje ka përplasur edhe të ftuarit në ‘Open’, pasi gazetari Dritan Hila tha se Rama ka të drejtë për të bërë një përzgjedhje, ashtu sic bën presidenti procesin e dekorimit.

“S’kemi pse fusim komentin negative. Ka të tjerë që e kanë shtyrë këtë vend kundër maskave dhe shtrëngimit të orareve. Ti je në një luftë, kaq armë ka dhe duhet ta mbash popullin me optimizëm”, thotë Hila, duke shtuar se “zgjedhja e Ramës është bërë për të krijuar optimizëm. Janë dhe të tjerë që janë vaksinuar, jo vetëm personalitete. Ka të drejtë kryeministri të ndajë personalitetet”.

Në përgjigje të Hilës, ka reaguar ashpër Bushati duke thënë se “Nikolas Sarkozi,ish presidenti francez është vaksinuar se ka mbushur procedurat dhe është bërë debat i madh në Francë dhe në këtë rast. Nuk ka njeri që thotë t’i do vdesësh, ti do rrosh”.