Rama jep lajmin e mirë: 1 miliard lekë më shumë subvencionim i qerasë për tërmetin

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm më një lajm të mirë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit dy vite më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama bën me dije se nga buxheti i vitit 2022 do të ketë 1 miliard lekë më shumë subvencionim në qeranë për tërmetin.