Rama: Propozoj që të kemi vetëm një abetare të Gjuhës Shqipe

Rama në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri propozoj që të kemi vetëm një Abetare të Gjuhës shqipe si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe me kalimin e kohës të kemi një abetare në të gjitha trevat shqiptare.

“Për vitin e ardhshëm që është edhe një vit jubilar për Pavarësinë, të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themeltar për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Duhet të kemi vetëm një abetare.  Të ndajmë sa bashku, të kemi një abetare të Gjuhës Shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe këtë abetare unike ta kemi në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.’- tha Rama.