Rama inspekton punimet në Vorë: Një lagje e ndërtuar nga e para me 405 apartamente

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte ka qenë në kantierin e madh të Rilindjes së Vorës ku pas tërmetit shkatërrues po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para.

Kryeministri përmes një postimi në Facebook shkruan se në këtë kompleks do të jenë 405 apartamente shkolla dhe hapësira të gjera publike.

“Vorë – Në kantierin e madh të Rilindjes së Vorës, ku pas tërmetit shkatërrues dhe zgjidhjes së mundimshme të nyjeve të pafundme të pronës për hapjen e një sheshi të madh ndërtimi, po merr formën e vet përfundimtare një lagje e ndërtuar nga e para, me 405 apartamente, njësi shërbimi në të dyja anët e aksit të ri tregtar, shkolla të reja e hapësira të gjera publike”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=871622144392293