Rama fton sërish Lulzim Bashën: Refuzimi i tryezës së përbashkët është një gabim i madh

Kryeministri Edi Rama është shprehur  se platforma me pesë pika e PD-së,  në lidhje me  bizneset e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, përkon  edhe me platformën e qeverisë.

Përmes një  postimi në Twitter, Rama i është drejtuar sërish kreut të opozitës, teksa shkruan se refuzimi i tryezës së përbashkët nga Basha “është një gabim i madh”.

Postimi i Ramës

Një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh“, shkruan Rama.

Kreu i PD-së, prezantoi dje platformën me pesë pika, të hartuar nga opozita, për të nxjerrë nga kriza bizneset e dëmtuar nga tërmeti në Durrës./apel.media