“Rama duhet të largohet”/ Basha: Premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se ndonëse premtoi shëndetësi falas, futi këtë sistem në kolaps. Përmes një postimi në Twitter, lideri demokrat th...
“Rama duhet të largohet”/ Basha: Premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps
Foto: “Rama duhet të largohet”/ Basha: Premtoi shëndetësi falas, por e futi në kolaps

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se ndonëse premtoi shëndetësi falas, futi këtë sistem në kolaps.

Përmes një postimi në Twitter, lideri demokrat theksoi se Rama është dështim dhe se duhet të largohet.

Postimi nga Lulzim Basha në Twitter:

Premtoi shëndetësi falas për të gjithë por gënjeu. Shëndetësia është në kolaps dhe shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdokush në rajon! Rama është dështim. Ai duhet të largohet.