“Rama doli i zverdhur nga zyra!”, analisti përplaset me deputetin e PS

Analisti Arion Sulo është përplasur me deputetin e PS, Arben Pëllumbi, lidhur me konferencën e mbajtur sot në Bruksel pas Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, ku mes Ramës dhe Kovaçevskit ishte dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Për gazetarin Sulo, Vuçiç nuk duhet të ishte në atë konferencë, por sipas tij, ishte pikërisht Rama që e ndihmoi atë, që t’i shpëtonte presionit të BE për sanksionet.

Pjesë nga debati:
Sulo: Çfarë do Vuçiç në konferencën për mos hapjen e negociatave?
Pëllumbi: kur ta keni kryeministrin përpara pyeteni se ç’donte. Ne sot bëjmë analizë për atë që është ngjarje e ditës, pse Shqipëria nuk mori datën e negociatave?
Sulo: Doli i zverdhur nga zyra. Është një spekulant. Njëri hidhte topin, tjetri e kapte. Rama e ndihmoi Vuçiç për t’i shpëtuar presionit për sanksionet.
Pëllumbi: Ore Vuçiç bëri takimet e veta.
Sulo: E si doli?
Pëllumbi: E ç’na duhet neve ore si doli?
Sulo: Pse tha se do ketë luftë në rajon, nëse i bëhet presion Serbisë për sanksionet?
Pëllumbi: Kështu e thua ti.