Rama bën bilancin e dëmeve dhe thekson: Fondi i rindërtimit  do të jetë 20 mld lekë

Mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ka shërbyer për Kryeministrin Rama edhe për të bërë një bilanc të gjendjes aktuale në vend.

Ai tha se në total janë 261 pallate të dëmtuar rëndë, të cilët janë shpallur të pabanueshëm, po ashtu të dëmtuara rëndë, janë edhe 2137 banesa.

Rama tha se në terren janë të angazhuar 500 inxhinierë dhe  nënvizoi  se fondi i rindërtimit do të jetë 20 miliard lekë.

“Janë 261 pallate të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme në momentin aktual. 2137 banesa të dëmtuara rëndë. 851 pallate me dëmtime të mesme ose të lehta.4618 banesa me dëme të mesme

Në Qarkun e Tiranës janë inspektuar 728 ndërtesa. Qarku i Durrësit 5667 ndërtesa të inspektuara, 438 për t’u shembur. Në Lezhë janë 1588 ndërtesa me dëmtime të konsiderueshme, 740 me dëmtime të mesme. Të gjitha 8 spitale me dëme të riparueshme, 2 me të lehta dhe 2 qendra shëndetësore jashtë funksionit 12 të tjera të riparueshme

Janë të angazhuar 500 inxhinierë. 20 mld lekë që në nisje me të ardhura buxhetore plus donacione, por pritshmëritë për donacione janë të konsiderueshme se kanë filluar bisedimet me shtet e tjera. 666 familja janë aprovuar si përfituese e fondit me qira. Në Durrës nuk ka më apartamente, nga 1120 familje, 922 janë akomoduar, pjesa tjetër në akomodim e sipër“, tha Rama./apel.media