Rama: Azerbajxhani do ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama thotë se Azerbajxhani do të ndërtojë një rafineri nafte në vendin tonë, çka do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimit duke i dhënë fund njëherazi varësisë së importit të naftës pë...
Rama: Azerbajxhani do ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri
Foto: Rama: Azerbajxhani do ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama thotë se Azerbajxhani do të ndërtojë një rafineri nafte në vendin tonë, çka do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimit duke i dhënë fund njëherazi varësisë së importit të naftës për konsum.

Rama tha nga Vlora se për ndërtimin e rafinerisë është rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Alyiev i cili vizitoi vendin tonë pak ditë më parë.

“Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prap për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Koha që jetojmë ka sjellë një fatkeqësi të tretë rradhazi për ne, merreni me mend sa shumë mund të kishim bërë nëse nuk do të spostonim fondet për të ndërtuar shtëpitë e të prekurve nga tërmeti, apo kur ndaluam gjatë pandemisë. Dhe sot lufta ka ardhur jo me detyrimin për t’u ngritur e shkulur nga shtëpia, me bomba, por ne sot jemi në kushtet kur lufta na kërcënon me të tjera armë. Të gjithë Europën, me energjinë e kthyer në armë dhe me inflacionin e luftës që është prezent në çdo moment kur njerëzit blejnë diçka.

Ne po punojmë intensivisht, edhe kur ra tërmeti dhe pandemia dhe dëgjonim laraskat që thoshin ndërprit investimet, ne nuk do të heqim dorë nga ambiciet dhe objektivat tona. Ne do të arrijmë që energjinë ta prodhojmë të tërën këtu në vend, madje pjesën tjetër t’ua shesim ne të tjerëve, e jo ata ne. Kjo kërkon kohën e vet, ndërton durim, por jemi duke i hedhur hapat.

Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prap për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne.