“Radha 5 milje e gjatë”, Fevziu ndjek nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në Westminster Hall dhe po ndjek nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II. Në një lidhje direkte për Klan News, Fevziu tha se radha për homazhe për Mbretëreshën E...
“Radha 5 milje e gjatë”, Fevziu ndjek nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II
Foto: “Radha 5 milje e gjatë”, Fevziu ndjek nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II

Gazetari Blendi Fevziu ndodhet në Westminster Hall dhe po ndjek nga afër homazhet për Mbretëreshën Elizabeth II.

Në një lidhje direkte për Klan News, Fevziu tha se radha për homazhe për Mbretëreshën Elisabeth II është 5 milje e gjatë.

“Homazhet nuk kanë ndaluar për asnjë sekond. Radha të paktën dje në mbrëmje raportohej rreth 19 orë, pra personat që dilnin nga holli i Westminster deklaronin se kishin qëndruar rreth 19 orë në radhë. Këtë moment unë ndodhem në krah të Buckingham Palace ku është përcaktuar vendi ku do të vendosen lulet dhe mesazhet që qytetarët britanikë dërgojnë për Mbretëreshën Elizabeth II në nder të saj. Është një hapësirë prej hektarësh të tëra ku janë vendosur lule dhe mesazhe nga çdolloj moshe dhe nga çdolloj vendi të botës. Janë me qindra-mijëra njerëz që lëvizin nëpër një radhë për të ardhur dhe janë instruktuar të mos qëndrojnë më shumë se 5 minuta për të ju hapur radhën të tjerëve që vijnë.

Sot në orën 20:00 do të ketë 1 minutë heshtje në të gjithë Britaninë e Madhe në nderim të Mbretëreshës.

Në një pjesë tjetër të Londrës janë duke u përgatitur të gjitha ritualet që do të jenë për pjesëmarrësit në funeral. Mendohet se do të jenë 500 drejtues shtetesh dhe politikanë të nivelit të lartë si dhe përfaqësues të botës akdemike dhe kulturës. Është strikt protokolli. Ajo që të bën përshtypje është se plani i parë për varrimin e Mbretreshës është bërë gati në vitin 1960, 8 vjet pasi ajo erdhi në pushtet edhe pse në atë kohë Elizabeth ishte 33 vjeç.

Radha tek Mbretëresha është 5 milje e gjatë. Dje personat e fundit që pyeta, kishin qëndruar dje rreth 19 orë në pritje për t’u futur në Westminster. Tani gjithçka është përqëndruar që të nderohet Mbretëresha.”– tha Fevziu.