Qytetarja denoncon: Valbona në ushtimën e gjeneratorëve. Turp e mjerim për këta politikanë e pushtetarë!

Valbona në ushtimën e gjeneratorëve.

Miq,
Kur kam thënë kohë më parë se qeveria e Ramës është qeveria më antiveriore, gegofobe, që ka njohur tranzicioni demokratik, nuk kam patur kurrësesi qëllimin për të theksuar ndasitë krahinore mes nesh.
Situata prej 3 javësh pa drita në Valbonë po e tregon më së miri vullnetin politik të një partie e cila 8 vite e la zonën më të bukur dhe tërheqëse turstike të Shqipërisë, Alpet, në mëshirë të fatit dhe vetëm të dashurisë së pakufishme që kanë malësorët për trojet e të parëve të tyre.

Valbona madhështore prej më se 20 ditësh është në terr dhe në ngricë.
Thethi magjik po ashtu, është i izoluar nga dëbora dhe ngricat.

Asnjë investim në rrjetin e furnizimit me energji elektrike nuk është bërë në këto 8 vite dhe për pasojë rrjeti i amortizuar rà me borën e parë.

Isha këto ditë sërish në Valbonë dhe e pashë se me çfarë kurajo e sakrifica, ata njerëz të urtë për nga mençuria e sakrificat për familjet e tyre, përballojnë me dinjitet braktisjen dhe përçmimin që ky pushtet ka ndaj tyre. Sepse pushteti nuk sheh tek ata furnizimin me vota dhe për këtë arsye i shpërfill, ani pse bukuritë natyrore janë burim kryesor për turizmin malor.
Ata duan ti zmbrapsin turistët e huaj e pushuesit nga vendi por edhe nga Kosova sepse nuk duan ti shohin malësorët në mirëqënie. Mjaftohen me promocion në rrjete sociale përmes fotove të drekave e darkave që shijojnë atje me ushqime bio.

Dua të shpreh nderimin më të madh për gratë e bujtinave që me sakrifica të mëdha kanë ngritur këto biznese familjare dhe i menaxhojnë ato me aq mund e stërmundim që po u jep edhe ky terr energjitik.

Turp dhe mjerim për këta politikanë e pushtetarë!