‘Qytetari dixhital’, i Berishës, denoncon devijimin e projektit të unazës së madhe/ Preken 700 banesa

Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes mesazheve te rubrikës së ‘qytetarit dixhital’, ka denoncuar devijimin e projektit te unazes se madhe, nga i cili preken 700 banesa. Sipas Berishës jane shushunjat e Edvinit qe do prishin 700 shtepite e qytetarëve.

Reagimi plote i Berishës:

Per shushunjat e tyre Edvini dhe Lal plehu do prishin 700 shtepi!

Kreu i Meduzes dhe Lal Plehu per Oligarket e tyre devjojne Unazen dhe do prishin 700 shtepi.
Banoret akuzojne pallatet e Doshit dhe oligarkeve te tjere!

Ju bej thirrje banoreve te ngrihen ne proteste!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema zoti Berisha
Jam banor i Laprakes, dhe nderhyrja e oligarkeve e ka devijuar projektin e unazes se madhe, e preken 700 banesa.
Deri ne keto momente ska reaguar askush nga qeveria, madje edhe pse kemi protestuar prej 1 muaji, as PD nuk ka bere as nje status ne FB.
Jane afersisht 2000 familje qe mbesin ne qiell te hapur
Vec te ju i kemi shpresat
Po favorizohen oligarket me kete projekt te ri, Tom Doshi do mdertoje pallate, e jo vec Tom Doshi, por edhe pasanik te tjere me shume pushtet