“Qytetarët mbi 60 vjeç do të bëjnë dozën e tretë”, Komiteti i ekspertëve: Fëmijët mbi 16 vjeç të vaksinohen me rekomandim të mjekut

Komiteti i Eksprtevë në mbledhjen e ditës së sotme tha se do të vazhdojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës për ata që nuk e kanë bërë. Njëkohësiht vendos që qytetarët që janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 muaj që kanë bërë dozën e dytë duke filluar nga data 1 Nëntor.

Fëmijët mbi 16 vjeç do ftohen për t’u vaksinuar me rekomandimin e mjekut të famljes ose pediatër duke flluar nga data 1 Nëntor. Do ftojmë për vaksinim edhe fëmijët që janë 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje të uljes së imunitetit.