Program i bashkëqeverisjes së Ramës me qytetarët çdo të Mërkurë, nxjerr në pah probleme të shumta të cilat qytetarët i vuajnë si rezultat i mos funksionimit të shumë institucioneve për arsye burokratike apo mungesë profesionaliteti. Problemet dhe sorollatjet që iu bëjnë institucionet qytetarëve është përgjësi e titullarëve.
Por mesa duket, Rama ka gjetur një zgjidhje duke lajmëruar se shumë institucione do të kenë shërbim on-line dhe kjo pritet të zbatohet duke nisur që nga muaji janar. Një nga qytetarët iu ankua drejtpërdrejt kryeministrit se në gjykata e vendit nuk mund të ofrojnë zgjidhje për hallet e tyre.
Pjesë nga fjala e kryeministrit me qytetarët:
Qytetari: Nuk kemi ku të ankohemi, vetëm këtu. Po ku do të ankohemi, do të ankohemi tek gjykatat, jo sepse, s’mundemi ne, se nuk mund t’i mbushim xhepat për të shkuar tek gjykatat dhe për të paguar para. Platforma për mua është një armë e fuqishme në duar të popullit, sepse të çon atje dhe nuk ke asnjë pengesë dhe i kryen detyrat shumë mirë.
Paralajmërimi i Ramës për grupin “KÇK”: Më e mira e të mirave, do të ishte që të gjithë institucionet të reagonin në këtë formë, por kjo nuk ka ndodhur vite e vite, janë përmirësuar shumë gjëra, por ka ende probleme. Nuk do të ketë më radhë, për të mos pasur situata pritjeje dhe zvarritje dhe për të krijuar mundësinë që çdokush që kërkon një shërbim, në çdo institucion që jep shërbime për publikun. Me këtë sistem që unë shpresoj që ta nisim nga 1 janari, çdo institucion shtetëror do jetë i detyruar të plotësojë të gjitha dokumentet që përmban një dosje, për të aplikuar psh për një licencë. Shteti nuk do të thotë më të mungon kjo apo aj