Qytet 400 miliardë dollarësh në shkretëtirën amerikane/ Zbulohet plani “frikshëm”

Kështu e përshkruan qytetin e ëndrrave miliarderi Marc Lore: pastërtia e Tokio-s bashkë me diversiteti i New York-ut, shërbimet sociale të Stockholmit dhe jetesa e 5 milionë personave në të. E vetmja gjë për ta bërë realitet këtë ëndërr është financimi prej 400 miliardë dollarëve.

Ish- drejtuesi i Walmart gjatë javës së kaluar zbuloi planet për Telosa ( emri është i maruar nga greqishtja “telos” apo qëllim i lartë, term i përdorur nga filozofi Aristoteli ), një metropol që ai shpreson qw ta krijojë në shkretëtirën amerikane.


Ky plan prej 150,000 hektarëve premton arkitekturë miqësore me mjedisin, prodhim të qëndrueshëm të energjisë si dhe një sistem uji që është rezistent ndaj thatësirës. Po ashtu, pritet që banorët të kenë qasje në vendet e tyre të punës, shkolla dhe në paisjet esenciale (komoditetet) vetëm për 15 minuta larg nga shtëpitë e tyre sipas “dizajnit 15-minutësh të qytetit”.


Firma me famë botërore Bjarke Ingels Group (BIG), do të jetë realizatori i këti qyteti utopik, ku sipas imazheve ata synojnë hapsira të bollshme për t’u shfrytëzuar nga banorët, gjithashtu pritet ndalimi i automjetëve me lëndë djegëse fosile në qytet.
Faza e parë e ndërtimit do të strehonte 50,000 banorë dhe vjen me një kosto prej 25 miliardë dollarëve, ndërsa i gjithë projekti pritet të kaloj vleren 400 miliardë dollar. Planifikuesit shpresojnë t’u afrohen zyrtarëve shtetërorë “shumë shpejt”, me qëllim që të mirëpresin banorët e parë deri në vitin 2030.


Pos dizajnit të qytetit, premtohet edhe “një model i ri për shoqërinë”, ku do të ketë një qeveri transparente dhe banorëve do tu lejohet pjesëmarrja në vendimmarrje dhe në procesin e buxhetimit.
Miliarderi Lore e quan atë si “qyteti më i hapur, më i drejtë dhe më përfshirës në botë”.

“Misioni i Telosa është të krijojë një të ardhme më të barabartë dhe të qëndrueshme. Ky ështe Ylli ynë i Veriut” – shkruan BBC news.