QSUT jep detaje: Janë në gjendje stabël, kishin dhimbje koke

Pasi u dërguan në pediatri pas rrjedhjes dhe toksikimit të nxënësve në shkollën private në “Don Bosko”. Qendra Spitalore Universitare ka njoftuar se gjendja është stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe 3 prej fëmijëve që ndodhen në spital janë në monitorim.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me gjendjen shëndetësore të nxënësve të intoksikuar në një shkollë dhe që janë paraqitur ne QSUT:

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavijon për monitorim.