Qeveria njerr vendimin e ri për pasaportat diplomatike, “Afati i vlefshmërisë deri më datën 31 dhjetor 2020”

Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, gjyqtarët nuk do mund të udhëtojnë më jashtë vendit me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.

Ky vendim është rrëzuar nga Këshilli i Ministrave  i cili ka shtyrë afatin e vlefshmërisë deri në datën 31 dhjetor 2020.

Pika 14 ishte më e kundërshtuara ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020.”

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi gjyqësisht  vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cënohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e  datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshshme.

Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyu për të shtyrë afatin e përdorimit./apel.media