Qeveria jep 400 milion lekë shtesë fermerëve. Premton subvencionim për të gjithë aplikantët

Lajmi se Ministria e Bujqësisë do të subvencionojë pothuaj të gjithë fermerët e bujqësisë që kanë aplikuar për grante mbështetëse, është shpërndarë nga Kryetari I shoqatës së eksportuesve të bimëve medicinale Filip Gjoka, I cili përmes një statusi në fb shkruan se Qeveria Shqiptare ka miratuar fondin prej 400 miljone lekë për subvencionim të fermerëve që kanë bërë  aplikime të rregullta.

Statusi plotë:

 Te nderuar Fermere, qe punoni palodhur dhe keni aktivitetin e kultivimit te Bimeve Mjekesore kudo ne vendin tone!

Kemi kenaqesine tju njoftojme se pas perpjekjeve te medha te KASH te kryesuar nga Z. Agim Rrapaj dhe Shoqates AMAP-IBMA te drejtuar nga Z. Filip Gjoka, Qeveria Shqiptare ka miratuar fondin prej 400 miljone leke per subvencionim te fermereve qe kane bere aplikime te rregullta.

Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Ministri Cuci kanë deklaruar se do të përfitojnë fermerët që kanë aplikuar këtë vit përmes portalit E- Albania.

Ministri ka deklaruar se bëhet fjalë për 8 mijë aplikantë që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë./Apel.Media

foto credits- Al Ben guide Kola