Qeveria ka vendosur të shtojë gamën e shërbimeve në spitalet private, duke ju dhënë mundësi që të ofrojnë edhe shërbimin në spitalin ditor.
Përmes një vendimi të miratuar në datën 11 dhjetor, tek kriteret që sanksionojnë hapjen dhe mbylljen e spitaleve është përcaktuar se ndërtesa e spitalit ditor mund të jetë e përfshirë në ndërtesën e spitalit publik në një ose disa reparte të dedikuara të spitalit publik apo jopublik.
Spitali ditor përfshin çdo ndërhyrje kirurgjikale apo procedurë invasive, diagnostikuese apo terapeutike të pacientëve nën anestezi të përgjithshme, lokale, apo sedacion, të cilët shtrohen dhe dalin nga spitali brenda së njëjtës ditë, sipas një plani shtrimi paraprak.
Ndërkohë që, kjo formë e ndihmës arrihet nga mjeku specialist i kontraktuar me kohë të plotë ose të pjesshme./apel.media