Qeveria harron qytetarët/ Rrit shpenzimet për institucionet politike

Buxheti  2020 nuk parashikon rritje pagash, por për pensionistët parashikohet vetëm një fond prej 2.5 mld lekësh, çka është për indeksimin, një detyrim ligjor ky i qeverisë për të kompensuar rritjen e çmimeve.

Paradoksalisht buxheti 2020, parashikon rritje tw shpenzimeve ne disa institucione politike. Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi parashikohet të përfitojnë më shumë para për vitin e ardhshëm .

Kryeministria duket se do të marrë pjesën më të madhe të tortës, pasi nga 637 mln për vitin e ardhshëm parashikohet që ky institucion të marrë një 1 mld lekë./apel.media