Qeveria gjermane do lejoj dy shtetësinë dhe marrjen e pasaportës nga 3-5 vjet

Mbi 500.000 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi mund të gëzojnë të drejtën e dy pasaportave pas 3 ose 5 vjet qëndrim në Gjermani.
Kancelari Olaf Scholz u shpreh për “rregulla më të mira për nënshtetësinë gjermane“.
Kancelari Olaf Scholz prezantoi ligjin e ri për nënshtetësinë. Scholz tha, se gratë e burrat e po ashtu edhe fëmijët që kanë ardhur dekadat e fundit në Gjermani “kanë kontribuuar shumë, që ekonomia të jetë kaq e fuqishme, sa është sot”. Disa nga këta njerëz jetojnë “prej një kohe shumë, shumë të gjatë” në Gjermani dhe kanë tashmë këtu edhe fëmijë e nipër e mbesa. Ndaj është “shumë mirë”, nëse ata vendosin të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë gjermane.
Reformimi i ligjit për dhënien e nënshtetësisë është planifikuar nga koalicioni qeverisës mes socialdemokratëve, ekologjistëve dhe liberal-demokratëve në marrëveshjen e koalicionit. Mbi këtë bazëministrja e Brendshme Nancy Faeser deklaroi të premten (25.11) reformën e ligjit të nënshtetësisë. Të huajat dhe të huajt që jetojnë në Gjermani në të ardhmen mund të marrin një pasaportë gjermane pas pesë vjetësh të qendrimit në vend.
Reforma e parashikuar për nënshtetësinë është lëvduar nga presidenti i Instituti Gjerman për Studimet Ekonomike në Berlin, DIW, Marcel Fratzscher. “Problemi i Gjermanisë me forcat e kualifikuara të punës do të ashpërsohet edhe më shumë nga demografia dhe konkurrenca për tërheqjen e kokave më të mençura, në rast se politika nuk vepron me më shumë vendosmëri se deri tani.” Një perspektivë e qartë për nënshtetësinë është një element i rëndësishëm, për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punonjës të kualifikuar, tha Fratzscher për gazetën “Handelsblatt”.