Qeveria e Kosovës miraton pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila kap vlerën e 423 milionë eurove

Ministri i Financave Hekuran Murati deklaroi sot se qeveria e Kosovës miratoi pakon e rimëkëmbjes ekonomike pas situatës së COVID-19 e cila do të kapë vlerën 423 milionë eurove. Murati u shpreh se kjo...
Qeveria e Kosovës miraton pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila kap vlerën e 423 milionë eurove
Foto: Qeveria e Kosovës miraton pakon e rimëkëmbjes ekonomike, e cila kap vlerën e 423 milionë eurove

Ministri i Financave Hekuran Murati deklaroi sot se qeveria e Kosovës miratoi pakon e rimëkëmbjes ekonomike pas situatës së COVID-19 e cila do të kapë vlerën 423 milionë eurove.

Murati u shpreh se kjo pako ndahet në pesë grupe të masave ku një pjesë do të shkojë për mbështetje të punësimit, ringjallje të ekonomisë, mbështetje për familjet, shërbime publike dhe në investime në infrastrukturë.

“Shuma totale e pakos së ringjalljes ekonomike e kap vlerën prej 423 milionë euro. Në kuadër të kësaj pako hyn edhe bonot e diasporës ku mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për financimin e një pjesë të pakos.

Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove, ringjallja ekonomisë dhe prodhimit në vlerë prej 108 milion euro, mbështetja për familje në vlerë prej 50 milion euro, mbështetja për shërbimet publike në vlerë prej 112 milion euro si dhe në investime në infrastrukturë dhe ambient 100 milionë euro.